E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kidman dhe Urban blejnë shtëpi në New York

New York, 13 gusht - Aktorja e Holliwoodit, Nicole Kidman, dhe burri i saj, ylli i muzikës kaltri, Keith Urban, i kanë zgjeruar pronat e tyre të patundshmërive, pasi dyshja ka blerë një apartament të ri në New York në vlerën e 10 milionë dollarëve.
Siç njofton MIA, yjet, të cilët lëvizin në mes të shtëpive në Neshvil, Tenesi dhe vendlindjes së tyre, Australi, kanë blerë shtëpinë me tri dhoma fjetjeje, me tri banja në një ndërtesë luksoze në pjesën çellsi të Manhatanit, shkruan New York Post.
Apartamenti, që vlerësohet rreth 12.5 milionë dollarë, po ashtu ka pamje nga lumi Hadson nga dy ballkone. Dyshja do të ketë edhe yje të famshme në afërsi, pasi disenjatori Domenico Dolce nga marka "Dolce & Gabbana" jeton në të njëjtën ndërtesë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›