Çiljeta: Sëmundja e Doktorit na prishi festën në disko
Share

Ndërsa Doktori po fliste në Tiranë në 21 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, anëtarja më serioze e kësaj partie po e festonte këtë ngjarje në një disko në Itali. Në një intervistë Çiljeta thotë se kishte mbledhur 1800 simpatizantë të PD në një disko në Breshia, e cila është në pronësi të një demokrati nga Shkodra. Çiljeta ka kënduar dhe është tundur përpara tyre për të ndezur demokratët, por për një moment dikush ka thënë se Doktorit i ka rënë të fikët. Çiljeta thotë se euforia e festës ra menjëherë. U desh një konfirmim se Doktori është mirë dhe festa u ndez përsëri, deklaron Çiljeta.

Demokratet 'shijojne' Çiljetën