E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çipa: Njerëz të importuar kërkojnë të krijojnë incidente

Një tjetër incident elektoral është shënuar në qytetin e Sarandës ku dy persona kanë kërcënuar me jetë fëmijët e kandidatit të PS-së për këtë bashki Stefan Çipa.

Në një linjë telefonike për “Ora News” kandidati i PS-së Çika ka sqaruar incidentin duke theksuar se persona të importuar në Sarandë kanë kërcënuar me jetë familjen e tij dhe kanë për qëllim prishjen e fushatës elektorale në këtë qytet.
 

“Dy persona me një makinë me targa të huaja më thanë se do të zhduknin jo vetëm fëmijët e mi por edhe mua” rrëfen Çipa duke shtuar se ka bërë edhe një kallzim penal për polici për ngjarjen.
 

Më tej Çipa ka shtuar se ka komunikuar edhe me kandidatin e djathtë për bashkinë e Sarandës në lidhje me ngjarjen ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se do të komunikonte vetë me ta.
 

Gjithashtu kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Stefan Çika duke e cilësuar këtë incident si mjaft të rëndë i bëri thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga dhuna në Sarandë pasi kjo sipas tij nuk është në edukatën e qytetarëve të këtij qyteti.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›