Çitaku-Arifi: Integrimi në BE, synim i përbashkët

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku priti në një takim Teuta Arifin, zëvendëskryeministre për Integrim Evropian në Maqedoni. Takimi u përqendrua në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit rreth procesit të integrimit evropian. Ministrja Çitaku tha se është e domosdoshme që e ardhmja e Kosovës në BE të jetë edhe si vazhdimësi e bashkëpunimit rajonal që duhet të ketë më të gjitha vendet fqinje, ndërkaq zv/kryeministrja Arifi tha se është shume e kënaqur më progresin e arritur në Kosovë që nga vizita e fundit dhe e përgëzoi ministren duke shprehur gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes në të gjitha fushat sa i përket integrimit evropian. Çitaku përshëndeti hapjen e dialogut të nivelit të lartë të Maqedonisë me BE-në dhe falënderoj Arifin për mbështetjen e dhënë deri me tani duke besuar në bashkëpunimin e mëtejshëm në të gjitha fushat që të dy vendet në një të ardhme sa më të afërt të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.