E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Kosova e gatshme për dialogun për vizat

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Evropian dhe është e gatshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave. Kështu ka deklaruar Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, në një takim me raportuesen për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek.

“Gjatë periudhës së fundit, Kosova ka ecur përpara me axhendën evropiane, duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit", ka thënë ndër të tjera Çitaku.

Nga ana e saj, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Lunaçek tha se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit evropian.

Sipas saj, punët që janë bërë dhe që kanë mbetur për t`u bërë, do të evidentohen në Raportin e Progresit të radhës për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›