E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku në konferencën për Politikat e Zgjerimit të BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku do të marrë pjesë nesër në konferencën për Politikat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku pjesëmarrës do të jenë liderë rajonal dhe përfaqësues të Institucioneve Evropiane.

Konferenca mbahet në Berlin të Gjermanisë nga data 1 - 3 nëntor dhe organizohet nga Instituti Gjerman për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri.

Bwhet e ditur se gjatë kësaj vizite ministrja Çitaku do të realizoj një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Qeverisë gjermane.

Gjatë vizitës ministrja Çitaku dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do të takojnë Sekretarin Parlamentar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, si dhe deputet në Bundestag, Ole Schroder.

Po ashtu pritet që në ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ministrja Çitaku të takohet me Sekretaren e Shtetit, Emily Haber, me të cilën do të diskutoj për perspektivën e Kosovës.

Në bashkëpunim me Akademinë Evropiane në Berlin dhe Institutin Gjerman për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri, ministrja Çitaku do t’i informoj të pranishmit për zhvillimet e fundit në vendin tonë, si dhe për qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë proces.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›