E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd e ka harruar humbjen nga City

Mesfushori Park Ji-Sung është optimist për vazhdimin e sezonit duke insistuar se Manchester United ka harruar turpërimin nga Manchester City në derbin e qytetit, para dy javësh.

United u rikthye nga humbja 6-1 në shtëpi nga City duke fituar 1-0 në Everton të shtunën.

“Ishte shumë me rëndësi për ne, të kthehemi në rrugën e fitoreve pas humbjes nga City. Është dashur të tregojmë se e kemi harruar atë disfatë dhe kemi përqendrimin e duhur për të fituar takimet e radhës”, tha Park për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›