E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Rusi u liruan aktivistët e burgosur të opozitës

Policia ruse ka liruar rreth 250 aktivistë të opozitës, që u ndaluan mbrëmjen e së hënës në Moskë, pas protestave kundër rizgjedhjes president të Vladimir Putin.

Lideri i protestave, Alexey Navalny, i cili u arrestua gjithashtu nga forcat e policisë, deklaroi se protestat do të vazhdojnë “derisa ne të fitojmë”.

Putin u rizgjodh për një mandat të tretë presidencial ditën e diel, në një proces votimi që vëzhguesit e cilësojnë tërësisht me defekte.

Navalny dhe bashkëpunëtori i tij, Sergei Udaltsov, do të përballen me nga një gjobë deri në 2 mijë rubla, ose 68 dollarë, për cenim të rendit publik.

Në Shën Petersburg rreth u arrestuan rreth 300 aktivistë të opozitës dhe ende nuk dihet me saktësi se sa prej tyre janë liruar.

Një turmë prej 20 mijë personash u mblodhën në Sheshin Pushkin të Moskës mbrëmjen e së hënës, të organizuar nga Navalny dhe Udaltsov. Autoritetet kanë lejuar mbajtjen e manifestimit.

“Batakçinjtë dhe hajdutët po qeverisin Rusinë dhe vetëm ne mund t’i ndalim ata”, deklaroi Navalny para personave të tubuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›