ktligjet dhe vendimet e mëposhtme: V E N D I M
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij sot, projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR PËRCAKTIMIN E POLIGONEVE PËR ASGJËSIMIN E MUNICIONEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për përcaktimin e poligoneve për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
PËRCAKTIMIN E POLIGONEVE PËR ASGJËSIMIN E MUNICIONEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, pika 1, 81, pika 1, e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton sipërfaqet e territorit, prona të shtetit apo në pronësi të subjekteve të tjera, të cilat mund të përdoren si poligone për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe mënyrën e administrimit të tyre.
Neni 2
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtme do të nënkuptohen:
1. “Poligon për asgjësimin e municioneve”, një sipërfaqe territori, me përmasa e kufizime të caktuara, që shërben për asgjësimin e municioneve të kalibrave të ndryshme, në përdorim të Forcave të Armatosura.
2. “Zonë sigurie”, një sipërfaqe territori, hapësire, ajrore dhe detare, që kufizon, nga të gjitha anët, rrethore, poligonin për zhvillimin normal të asgjësimit të municioneve luftarake.
KREU II
PËRCAKTIMI I POLIGONEVE
Neni 3
1. Poligonet e asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura përcaktohen në këtë ligj.
2. Këto poligone mund të përdoren edhe për asgjësimin e municioneve të Policisë së Shtetit dhe të municioneve, të kapura e të grumbulluara nga kjo polici. Asgjësimi i municioneve, për këtë rast, do të bëhet sipas një marrëveshjeje, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.
Neni 4
Poligonet për asgjësimin e municioneve
1. Poligonet për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura janë:
a) Poligoni “Livadhet e Hamzit”, Pukë;
b) Poligoni “Shën Noi Madh”, Bizë;
c) Poligoni “Zgarë”, Librazhd;
ç) Poligoni i Shënmrisë, Gramsh;
d) Poligoni “Përroi i Bigazit”, Skrapar;
dh) Poligoni “Fushë Roshaj”, Voskopojë;
e) Poligoni i Trajlarit, Këlcyrë;
ë) Poligoni “Jubë”, Sukth, Durrës.
2. Koordinatat e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura janë të përcaktuara në genplanet, që i bashkëlidhen këtij ligji.
KREU III
ADMINISTRIMI I POLIGONEVE
Neni 5
Administrimi i poligoneve
1. Sipërfaqja e territorit të poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës së asgjësimit të tyre, administrohet nga Ministria e Mbrojtjes.
2. Sipërfaqja e tokës së poligoneve, që nuk është pronë shtetërore, do të merret, për nevoja të asgjësimit të municioneve, në përdorim të përkohshëm, në përputhje me ligjin nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.
Neni 6
Marrja e një sipërfaqeje toke jashtë poligonit
Ministria e Mbrojtjes, për nevoja të asgjësimit të municioneve, mund të marrë, në raste të veçanta, në përdorim të përkohshëm, një sipërfaqe jashtë territoreve të poligoneve të përcaktuara në këtë ligj, vetëm sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.
Neni 7
Funksionimi i poligoneve
Për funksionimin dhe administrimin e poligoneve, ministri i Mbrojtjes miraton rregulloret përkatëse, të propozuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Neni 8
Miratimi paraprak i kërkesës për ndërtim
Ndërtimi i objekteve ushtarake, të përkohshme dhe të përhershme, brenda territorit të poligoneve dhe brezit të sigurisë bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm me miratimin paraprak të ministrit të Mbrojtjes.
Neni 9
Rajone tokësore, hapësira detare dhe korridore ajrore të kufizuara
1. Ministria e Mbrojtjes, për nevoja të asgjësimit të municioneve, përcakton rajone tokësore, hapësira detare e korridore ajrore të kufizuara përkohësisht për qarkullim, lundrim, fluturim, gjueti e çdo veprimtari tjetër, që krijon premisa për shkaktim dëmi, duke njoftuar 30 ditë përpara, me shkrim, organet përkatëse.
2. Për përcaktimin e zonave të kufizuara dhe njoftimin e organeve përkatëse, në zbatim të këtij neni, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerrin një udhëzim të përbashkët.
Neni 10
Vendet e ndaluara për realizimin e asgjësimit të municioneve
Ndalohet realizimi i asgjësimit të municioneve në det, jashtë kufirit shtetëror, dhe jo më afër se 4 km nga instalimet e shpimit dhe të shfrytëzimit të naftës, nga qendrat e banuara, rezervuarët, digat dhe vendet me rezerva të burimeve nënujore, monumentet e natyrës, monumentet e kulturës, të kategorisë I e II, si dhe në zonat e tyre të mbrojtura, në korridoret e hyrjes e të daljes së aviacionit civil, në hapësirën ajrore të vendit.
KREU IV
KOMPENSIMI I DËMEVE DHE NJOFTIMI I POPULLSISË
Neni 11
Mënyra e kompensimit të dëmeve
1. Dëmet e shkaktuara, si rrjedhojë e asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kompensohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sipas marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe palëve të dëmtuara.
2. Nëse konflikti nuk zgjidhet me marrëveshje, atëherë palët i drejtohen gjykatës përkatëse.
Neni 12
Dëmtimet e mjedisit
1. Dëmet, që i shkaktohen mjedisit, si pasojë e asgjësimit të municioneve luftarake, rimbursohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, megjithëse forcat ushtarake, që kryejnë asgjësimin e municioneve në këto poligone, janë të detyruara të marrin masat e nevojshme, për të minimizuar në maksimum dëmet, që mund t’i shkaktohen mjedisit.
2. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerrin udhëzimin e përbashkët, për mënyrën e kthimit në gjendjen fillestare të mjedisit të dëmtuar dhe të rimbursimit të fondeve të nevojshme.
Neni 13
Bashkëpunimi me institucionet
1. Njësitë përkatëse të Forcave të Armatosura, 30 ditë përpara zhvillimit të asgjësimit të municioneve, njoftojnë organet e qeverisjes vendore, në territorin e të cilave shtrihet poligoni, apo të atyre, me të cilat kufizohet poligoni.
2. Organet e qeverisjes vendore janë të detyruara, që, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së e njoftimit, të bëjnë njoftimin e popullsisë përrreth. Njoftimi të bëhet 5 ditë rresht në gazetat vendore, televizionet vendore, si dhe, për komunat, që nuk i kanë këto mjete, me shpallje në një vend të dukshëm.
3. Ministria e Mbrojtjes bashkëpunon me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik, për kryerjen në terren të survejimit arkeologjik, para fillimit të operacioneve të asgjësimit të municioneve, si dhe gjatë kohës së kryerjes së tyre.
4. Ministria e Mbrojtjes bashkëpunon me Komitetin Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës për parandalimin e dëmtimeve, që mund t’i bëhen tokës bujqësore, gjatë kryerjes së asgjësimit të municioneve në poligone.
KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 14
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që, brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, të nxjerrin udhëzimin e përbashkët, në zbatim të nenit 9, të këtij ligji.
2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që, brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, të nxjerrin udhëzimin e përbashkët, në zbatim të nenit 12, të këtij ligji.
Neni 15
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002, “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.8932, datë 25.7.2002, “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002, “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 12, pika 3, 78, pika 1, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8932, datë 26.7.2002, “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen ky ndryshim dhe shtesë:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Republika e Shqipërisë merr pjesë, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, në Afganistan, me një kompani, së bashku me elementet mbështetëse, një togë, së bashku me elementet mbështetëse, një ekip mjekësor dhe një ekip trajnues (Operational Mentoring Liasion Team, OMLT), efektivë të Forcave të Armatosura.”.
Neni 2
Në nenin 2 pas fjalëve “... të kompanisë...” shtohen “... togës, ekipit mjekësor dhe ekipit trajnues...”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BOGOVË, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Bogovë, të qarkut të Beratit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.Lista me 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 411 (katërqind e njëmbëdhjetë).
Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ANTIGONE, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Antigone, të qarkut të Gjirokastrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 44 (dyzet e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 251 (dyqind e pesëdhjetë e një).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BLERIM, TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Blerim, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 90 (nëntëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 666 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN SHUSHICË, TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Shushicë, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 168 (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1 325 (një mijë e treqind e njëzet e pesë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KOLSH, TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kolsh, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 39 (tridhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 198 (njëqind e nëntëdhjetë e tetë).
Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BICAJ, TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Bicaj, të qarkut të Kukësit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Bicaj, të qarkut të Kukësit, miratuar me vendimin nr.508, datë 19.7.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Bicaj, të qarkut të Kukësit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Bicaj për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.589, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E OBJEKTEVE MË TË RËNDËSISHME SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 4, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.589, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, pas numrit rendor 12 shtohet numri 13, me këtë përmbajtje:
“13. Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme, që do të ruhet dhe sigurohet nga Policia e Shtetit deri më 31.10.2009.”.
2. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.532, DATË 21.8.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR LEJET E TRANSPORTIT TË MALLRAVE PËR TRANSPORTUESIT, QË NUK KANË SELI NË SHQIPËRI »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 53, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Pika 2, e vendimit nr.252, datë 21.8.1998, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Kontrolli i lejeve të transportit ndërkombëtar të mallrave për çdo kamion bëhet nga organet doganore të policisë kufitare dhe nga organet e kontrollit shtetëror të specializuar, pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në fillim të çdo viti ose rast pas rasti, njofton organet e mësipërme për llojet dhe sasinë e lejeve të transportit ndërkombëtar të mallrave, që shkëmbehen me çdo shtet, si dhe shtetet, kamionët e të cilave përjashtohen nga lejet e transportit ndërkombëtar të mallrave.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *