E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha njihet me elementët që do të garantojnë sigurinë e lartë, sipas standarteve të kërkuara, në kartat ID dhe pasaportat elektronike

- Kryeministri Berisha kërkoi mbështetjen maksimale nga të gjithë institucionet për zhvillimin dhe mbarëvajtjen në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për qeverinë shqiptare.

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të “Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve” dhe të OVD Kinegram , prodhues të detajeve teknike të sigurisë së lartë në kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike.

 Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i disa komponentëve të pasaportës elektronike, si ato të personalizuar dhe ato të papersonalizuar, ku përfshihen të gjithë elementët përbërës të sigurisë më të lartë. Gjithashtu gjatë takimit u prezantua një dokument me shpjegime teknike të detajuara për secilin element të pasaportës si dhe dizenjo e Kinegramës së Pasaportës elektronike dhe Letërnjoftimit.    

Në këtë takim u konfimua se pas disa ditësh do të prezantohet versioni i lëvizshëm i Kinegramës dhe elementët e Letërnjoftimit të personalizuar dhe të papersonalizuar ku përfshihen të gjithë elementët përbërës të detajuar të sigurisë së lartë.

Kryeministri Berisha pasi u njoh me pasaportën elektronike dhe elementët e saj, e cila plotëson standardet e kërkuara europiane, kërkoi mbështetjen maksimale nga të gjithë institucionet shtetërore për zhvillimin dhe mbarëvajtjen në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për qeverinë shqiptare siç është  “Prodhimi dhe shpërndarja e dokumenteve të identitetit për shtetasit shqiptarë”.      


17/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›