“21 janari”, përcaktohet trupi gjykues për katër të pandehurit
TIRANE - Përcaktohet trupi gjykues për dosjen e ngjarjeve të dhunshme të “21 janarit” ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë, humbën jetën katër demonstrues.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Besnik Hoxha do të kryesojë trupin gjykues për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të demonstruesit Faik Myrtaj dhe Agim Llupos, ish-shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardë, i cili do të përgjigjet para drejtësisë për vrasjet e demonstruesve, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.
Anëtarët e tjerë të treshes gjyqësore janë gjyqtarët Ardiana Bera dhe Arjana Paco. I njëjti trup do të gjykojë edhe të pandehurin Margarit Kume, shoferi i ish-shefit të Gardës Ndrea Prendi, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Ndërkohë mësohet se pandehuri tjetër Armando Kasaj, specialist i IT në Këshillin e Ministrave, do të gjykohet në mënyrë të veçuar për akuzën e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Gjyqtari Ibrahim Hoxha do të kryesojë trupin gjyqësor për specialistin e IT-së.
Kur kishin mbetur vetëm pak ditë nga përfundimi i afateve ligjore, prokuroria e Tiranës dorëzoi dy ditë më parë në gjykatë dosjen e ngjarjeve të dhunshme të “21 janarit” për katër të pandehurit: Ndrea Prendi, Agim Llupo, Margarit Kume dhe Armando Kasaj.
Prokuroria firmosi edhe pushimin e hetimeve ndaj efektivave të Gardës së Republikës, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agron Malaj, Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli.
Plot 91 dëshmitarë priten të dëshmojnë në procesin ndaj katër të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011. Lajmi konfirmohet nga prokuroria e cila dërgoi dy ditë më parë për gjykim dosjen voluminoze të 21 janarit, të cilës i ka bashkangjitur dhe listën me emrat e 91 dëshmitarëve, të cilët do të rrëfejnë gjithçka panë në atë ditë janari, ku katër qytetarë u ekzekutuan pa faj.
Dosja e Prokurorisë
Në dosjen voluminoze që është dorëzuar në gjykatë, duke përmbyllur në këtë mënyrë hetimet për ngjarjet e dhunshme, fillimisht bëhet një përshkrim i asaj çfarë ndodhi më 21 janar 2011. Në dosje thuhet se “Më datën 21.01.2011, në intervalin kohor midis orës 13.30’ deri në orën 17.00’, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, pikërisht, pranë ndërtesës së Kryeministrisë, ishte njoftuar zhvillimi i një demonstrimi. Gjatë këtij grumbullimi masiv njerëzish, persona të ndryshëm kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave që përgjigjen për ruajtjen dhe sigurinë publike, si dhe ndërtesës së Kryeministrisë. Pas përshkallëzimit të dhunës si dhe hapjes së portës së gardhit rrethues të godinës së Kryeministrisë, nga efektivat që kishin marrë nën mbikëqyrje këtë objekt është paralajmëruar me megafon dhe më pas janë përdorur armët e zjarrit. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, është provuar se kanë gjetur vdekjen shtetasit Ziver Veizaj, Hekuran Dede, dhe Faik Myrto. Kurse shtetasi Aleks Nika ka vdekur pas disa ditësh, si pasojë e goditjes me armë zjarri. Po ashtu, kanë pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara me armë zjarri 6 shtetas. Gjithashtu rezultojnë të jenë dëmtuar me mjete të ndryshme edhe 36 punonjës policie, si dhe 25 pjesëmarrës në demonstrim. Janë dëmtuar me mjete të forta mbrojtëse dhe një numër i madh i efektivave të Gardës së Republikës”.
Lidhur me të pandehurin Ndrea Prendi, prokuroria shprehet se sipas provave të administruara në dosjen hetimore rezulton se për datën 21.01.2011 është bërë planizimi i masave si dhe i shërbimeve që do të kryheshin, nga forcat e Gardës në objektin e rëndësisë së veçantë, godina e Kryeministrisë. Për këtë është kryer dhe instruktazhi përkatës, para se të fillonte shërbimi në këtë objekt. Ndrea Prendi, ka patur armatim personal një pistoletë tip ‘Berreta’ me të cilën ka qëlluar ditën e demonstratës. Edhe pse Prendi e ka mohuar një fakt të tillë në krye të herës, duke deklaruar para hetuesve se nuk ka qëlluar më 21 janar, provat kanë folur kundra tij. Vetëm në momentin që u dërgua në arrest shtëpie, Prendi pranoi se kishte qëlluar, por se gjithçka e kishte kryer konform ligjit dhe në ruajtje të institucioneve. Prova më e fortë që prokuroria ka në duar për të provuar akuzën e rëndë ndaj ish-komandantit të Gardës, është akt-ekspertimi i Byrosë Federale të Hetimit. “Nga ekspertimet balistike, ka rezultuar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z. Ky konkluzion është nxjerrë nga “Raport- Ekzaminimi” nr.163G-SP-215 datë 05 Janar 2012, të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas “Raport-Ekzaminimit” nr.163G-SP-215 datë 05 Janar 2012, të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z, si dhe kjo predhë ka gjurmë të vjaskave të tytës së pistoletës me numër P52778Z, duke shtruar edhe versionin se mund të jenë shkëmbyer tytat e këtyre pistoletave me nr. P52791Z me atë me nr. P52778Z”,- thuhet në dosjen e akuzës. Sipas prokurorisë, pistoleta i përket të pandehurit Ndrea Prendi, por për të fshehur gjurmët e krimit, ai e ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të shoferit Margarit Kume. Për këtë shkak dhe Kume është vënë nën akuzën e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, pasi një fakt të tillë nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, çka ka vonuar prokurorinë në zbardhjen e krimeve të rënda të 21 janarit.
Provat e fajësisë
Provat shkencore flasin kundra Agim Llupos. Në aktin e ekspertimit tekniko-kimik të armëve e balistik të predhave me Nr.975, datë 07.02.2011, është arritur në konkluzionin se: “...predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi është qitur nga arma automatike me numër në shul “244” dhe numër të gërvishtur në pjesën plastike “244”. Sipas prokurorisë, është vërtetuar se kjo armë është përdorur nga personi nën hetim Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit (zv/komandant) i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës. Veç vrasjes së Veizit, mbi supet e të vetmit të burgosur për ‘21 janarin’ rëndon dhe akuza e vrasjes së Hekuran Dedës. Në fakt, në trupin e viktimës Deda nuk është gjetur predhë, pasi ishte tejshpuese, por prokuroria ka në dosje, dëshmi të shumta që ngarkojnë me përgjegjësi Llupon, si dhe prova të tjera. (marre nga Gazeta Shqiptare)
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera 21 janari, vrasja e Aleks Nikës, xhaxhai: Prokuroria u bë palë me pushtetin Ndrea Prendi nën arrest shtëpie, tymos në ballkon