“ACT NOW” lobon për fëmijët në nevojë
TIRANE-Në kuadër të veprimtarive ndërgjegjësuese “ACT NOW”, të iniciuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është angazhuar sëfundmi në një fushatë sensibilizuese vrapimi për të mbledhur fonde për fëmijet, të cilët janë në nevojë dhe ata që janë jetimë.
Kësaj nisme iu bashkuan diplomatë të akredituar në Tiranë, ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart sëbashku me familjen e tij, zëvendës/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj. Me dhjetëra persona i janë bashkuar kësaj nisme, duke mbledhur një fond i cili do të shkojë për fëmijët në nevojë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)