Juventus bie në betejën e 50-të
Pas 50 ndeshjesh në Serie A pa humbje Juventus është mposhtur me rezultat 3-1 para tifozëve të tij në Torino.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Contes, kur Aruro Vidalit i mjaftuan vetëm 19 sekondat e para të takimit për të shënuar golin e parë, pas një pasimi të Kwadwo Asamoah, i cili në momentin që mori topin ishte në pozicion të dyshimte.
Edhe pas golit të parë Juventus ishte dominues në fushën e lojës duke rrezikuar me anë të Marchisios pas një pasimit të mrekullueshëm nga Andrea Pirlo.
Inter reagon shpejt duke shënuar një gol me anë të Rodrigo Palacios, por i zënë në pozicion jashtë loje më parë nga anësori
Zikaltërit e nisën mirë pjesën e dytë duke treguar që në momentet e parë që dëshironin të barazonin rezultatin. Një gjuajtje e lirë e ekzekutuar nga Antonio Cassano krijoi panik në zonën e vendasve dhe Claudio Marchisio ndërhyri gabimisht në Diego Militon. Arbitri akordoi penalti. Argjentinasi ishte i saktë për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Ndërkohë që Juventusit i mungonte ajo arroganca e pjesës së parë, zikaltrit e shfrytëzuan momentin për ta shënuar golin e dytë. Buffon në fillim priti një goditje nga Guarin, por më pas ishte Diego Milito që nuk i la kohë portierit të kombëtares italiane për të reaguar.
Në minutat e mbetura vendasit luajtën më mirë duke krijuar raste të shumta në përpjekje për ta shënuar golin e barazimit, por pa sukses.
Në minutën e 59 të takimit të besuarit e Stramaccioni arritën të shënojnë përsëri me anë të Palacios.
Interi me këtë fitore, e cila ishte e 7-ta radhazi, shkon në kuotën e 27 pikëve vetëm një më pak se kryesuesit bardhezinjë e tanimë i shkëputur me 5 pikë nga Napoli i cili ka një ndeshje për të luajtur.
(a.k/BalkanWeb)