“Ambicia dhe dëshira për punë më bënë të largoj njerëzit nga jeta ime”

Nicole Scherzinger ka qenë gjithmonë person që e pëlqen vetminë. Këngëtarja e njohur ka treguar se më shumë preferon të kalojë kohë vetëm sesa me të tjerët.
Nicole në të vërtetë është person mjaft i tërhequr dhe i mbyllur në vete pavarësisht se ajo gjithmonë duket me shumë vetbesim në paraqitjet e saj në skenë.
“Jam person që kam shumë privatësi dhe kam shumë pak miq. Turpërohem shumë kur më duhet të shkoj në një event ose të ecë në tapetin e kuq dhe përreth ka shumë njerëz. Më duhet goxha kohë të adaptohem. Më pëlqen vetmia. Edhe kur kam qenë në Pussycat Dolls, edhe në shkollë të mesme, kam qenë ‘e vetmuara’”, ka thënë bukuroshja në një intervistë së fundmi.
Ajo tha se ndoshta në këtë pikë për të larguar njerëzit nga vetja e ka sjellë imbicia dhe dëshira e madhe për të punuar. Ajo tha se më përpara do të kalonte kohë vetëm e fokusuar në karrierën e saj sesa të dilte e të argëtohej me të tjerët.
“Mendoj se kjo është si arsyje e asaj që unë jam gjithmonë në disponim për të punuar dhe kam me miliona gjëra në kokën time. Kjo më ka bërë Nicolën që jam sot”, vazhdon ajo. /Indeksonline/