"Vesa meritonte më shumë"

Festivali i Kenges ne RTSH, ishte një garë me më shumë humbës, por ata që e kanë ndier më shumë kanë qenë artistët e njohur që janë vlerësuar nga juria me zero pikë.
Kështu Vesa Luma me “S’jam perfekt” nuk fitoi asnjë pikë e ndau vendin e fundit me Selami Kolonjën dhe Valon Shehun, që po ashtu nuk morën pikë.
Duket se këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma, priste shumë më shumë nga juria, por në fakt ajo nuk u mor fare në konsideratë. Tingëlloi vërtet e pabesueshme për vetë këngëtaren, e cila interpretoi “live” në skenë një këngë të Florent Boshnjakut, kompozitori që vitin e kaluar preku Eurovizionin me këngën “Suus” të Rona Nishliut. Këngëtarja, e cila kohën e fundit është përfolur më së shumti për historinë e dashurisë me Big Bastën, konkurroi në këtë Festival me vargjet e këtij të fundit.
Ndërkohë që juria për Vesën nuk dha asnjë pikë, Vesa është parë të ngrihet e revoltuar duke u rebeluar në prani të kolegëve të saj.
Pranë i ka qëndruar Bigu, i cili poashtu ka reaguartpas deklaratës së saj në media, se ndihej e zhgënjyer nga ky festival.
“Ju falënderoj për suportin miq! Meritonte më shumë Vesa në festival, por me sa duket është vështirë. Epoka e vjetër akoma qenka në qarkullim! Hmmm! Po presim epokën e re dhe pozitiven nëse s’ju vjen keq…”, transmeton ''Panorama" të jetë shprehur Bigu, duke iu referuar jurisë së Festivalit. /Indeksonline/