“Argumentet” e serbëve – frika

Në prag të qëndrimit ë Aleksandër Vuçiqit në veri të vendit, kanë ardhur edhe reagimet e politikanëve serbë të kësaj pjese të Kosovës.
"Vuçiq është i mirëseardhur në veri. Ai duhet t’iu sqarojë qytetarëve pse duhet ta pranojnë marrëveshjen. Nëse ia del, asamblistët e katër komunave do të marrin vendimin për zbatimin e saj dhe ai do të jetë detyrues për të gjithë ne”, ka thënë për "Novosti" Dragisha Miloviq, kryetar i komunës së Zveçanit .
Oliver Ivanoviq, lider i Iniciativës qytetare nga veriu thotë se “figura politike më me ndikim në Serbi mund të ndikojë që serbët e veriut të ndërrojnë mendimin për marrëveshjen” dhe shton se “argumentet tona kundër saj janë frika dhe mosbesimi” duke theksuar se me këto argumente “nuk mund të ndërtohet strategjia afatgjate në veri./Indeksonline/