E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka shkëputje të veriut nga Kosova, por as të Kosovës nga Serbia”

Oliver Ivanoviq, kandidati më serioz për oficer ndërlidhës i Serbisë për Kosovë, ka vlerësuar se me veriun Kosovës askush nuk do të mund të administrojë nga Prishtina dhe se shikuar sistematikisht, veriu i Kosovë gjithmonë do të jetë diçka e veçantë.

"Kjo thjesht duhet të pranohet dhe duhet të gjendet forma e drejtë në të cilën veriu mund të përshtatet. Nuk ka shkëputje të veriut nga Kosova, por nuk ka as shkëputje të Kosovës nga Serbia", ka thënë Ivanoviq, transmeton Koha.

"Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe unë këtu nuk shoh as parashenja të ndryshimit në një kohë të afërt", ka thënë Ivanoviq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›