“Berisha po i pengon njohjet e reja”

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, deklaron se retorika e përdorur nga kryeministri Berisha dëmton rëndë interesat kombëtare duke u dhënë argumente të gjithë atyre që ende nuk e kanë njohur Kosovën si edhe atyre që kërkojnë të minojnë sukseset e arritura nga shteti më i ri në këta 5 vjet të shtetit të pavarur, transmeton shekulli.
Ish-ministrja e Jashtme në kohën e qeverisë socialiste, shprehet se historia e 20 vjetëve nuk është në favor të retorikës së kryeministrit Berisha, përkundrazi. Sipas anëtares së Komisionit parlamentar të Jashtëm, Berisha është njeriu që shkeli embargon e OKB-së për Milosheviçin, por edhe njeriu që u përpoq për të penguar nënshkrimin e dokumentit të Rambujesë dhe etiketimin si terroriste të UCK-së, kur ishte e qartë që kjo po mbështetej nga ata që më vonë u angazhuan direkt për çlirimin e Kosovës./Indeksonline/