“Bishti” shkatërron rrjetin e shpërndarjes së drogës, krerët dyshohen të jenë shqiptarë
ITALI- 54 urdhër arreste, 48 shpërndarës droge të arrestuar në flagrancë, 162 të hetuar dhe 74 persona të identifikuar si të përfshirë në rrjet është bilanci i një operacioni antidroge të quajtur në gjuhën shqipe “Bishti” në Modena të Italisë.
Sipas policisë italiane bëhet fjalë për një rrjet shqiptarësh të trafikimit të drogës, ndërkohe që po gjatë këtij operacioni është sekuestruar edhe 26 kilogram droge nga të cilët, 23 kilogram janë lëndë narkotike e tipit heroinë, 3 kilogram hashash dhe 700 gramë kokainë.
Operacioni është kryer në qytete të ndryshme të Italisë, si Modena, Bari, Ferrara, Milano, Parma, Piacenza, Rexhio Emilia, Sirakuza dhe Trieste. Ndonëse ende nuk bëhen të ditura emrat e personave të përfshirë në këtë rrjet, mësohet se ata përdornin rrugën Turqi-Shqipëri për të dërguar drogën në Itali. Ndërkohë, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shume armë.
(e.m/News24/BalkanWeb)