E Diel, 1 Nëntor 2026

“Blic”: Fyle, ndërmjetësuesi i ri në dialogun Kosovë–Serbi

BEOGRAD - Ndërmjetësuesi i ri në dialogun Kosovë – Serbi mund të jetë komisionari për zgjerim Stefan Fyle, shkruan sot e përditshmja beogradase Blic, duke u mbështetur në burime diplomatike.

Sipas gazetës, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e ka përfunduar rolin e saj të ndërmjetësueses në dialogun Beograd – Prishtinë, ndërsa Stefan Fyle, edhe më herët ka treguar interesim për këtë rol.

Baronesha Ashton ishte ndërmjetësuese në tetë runde të dialogut Kosovë – Serbi, që përfunduan pa marrëveshje finale.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›