“Bomba” e Blaterit: Botërori në Brazil mund të anulohet
Sep Blater, president i Federatës Botërore të Futbollit ka vënë në pikëpyetje organizimin e Kupës së Botës që duhet të mbahet vitin e ardhshmë në Brazil. FIFA ia ka frikën protestave, që u mbajtën gjatë Kupës së Konfederatave. Gjatë këtij turneu me qindra mijëra brazilian kanë marrë rrugët për të protestuar për shkak të problemeve sociale, të ndërlidhura edhe me harxhimet e Botërorit, ndërsa pjesëmarrësit janë frikësuar për sigurinë e tyre.
“Nëse ndodh sërish, duhet të pyesim veten mos kemi marrë vendim të gabuar për vendin organizator”, - tha Blater për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
“Tani jam i vetëdijshëm që Botërori i vitit të ardhshëm është rrezikuar, për të mos thënë që mund të anulohet”, - tha në fund ai. (E.Ilnica/BalkanWeb)