E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA i mohon vizën Diego Armando Maradonës

Diego Maradona donte t’i dhuronte disa ditë pushimi nipit të tij Benxhamin në “Disney World”, por SHBA kanë refuzuar kërkesën e tij për vizë. “Pibe de Oro” dorëzoi një kërkesë në ambasadën amerikane në Dubai, ku jeton aktualisht, por mori kartonin e kuq. Arsyet e refuzimit, të paktën sipas një burimi të cituar nga “The Sun”, mendohet të jenë “marrëdhëniet e rrezikshme” të kampionit argjentinas me ish-liderin komunist të Kubës, Fidel Kastro, dhe ish-presidentin e ndjerë të Venezuelës, Hugo Çavez, të dy armiq të betuar të SHBA-ve.
Vetë Maradona nuk ka folur publikisht për këtë çështje, por ka lënë të nënkuptohet se pikërisht idhujt e tij në Amerikën Latine ka çuar zyrtarët amerikanë të mos e pajisin me leje-kalimin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, duket paksa absurde, pasi shijet e tij Maradona edhe më parë i ka bërë të ditura, por ai ka udhëtuar pa problem në Amerikë, madje shumë dashamirës të futbollit dhe jo vetëm të kësaj fushe e kanë pritur shumë mirë ish-futbollistin argjentinas, një nga më të mirët e të të gjitha kohërave. (eduardilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›