“Desh vdiqa kur humba beben”

Ylli kinematografik, Gwyneth Paltrow ka treguar si se gati vdiq kur humbi fëmijën e saj të tretë.
Nëna e dy fëmijëve, ka treguar se abortimi I fëmijës së tretë e ka bërë të pasigurt për të provuar të sjellë në jetë një fëmijë tjetër.
“Kam pasur një eksperiencë vërtetë të keqe kur isha shtatzënë më fëmijën tim të tretë. Nuk funksionoi dhe unë desh vdiqa. Po thoja me vete se a jemi mirë dhe a duhet të provojmë sërish”, ka thënë Gwyneth.
Por vullnetin për të pasur edhe një fëmijë tjetër po i’a japin dy fëmijët e saj Apple dhe Moses, të cilët dëshirojnë edhe një motër ose vëlla tjetër./Indeksonline/