E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dizajnoj rrobe zhveshur”

Victoria Beckham ka bërë të ditur se i dizajnon rrobet e koleksionit të saj duke qenë vetë e zhveshur. 39-vjeçarja ka pranuar se ajo para se të filloj të krijojë një dizajn, zhvishet totalisht dhe më pas i provon rrobet në trupin e saj.

'Fillimisht ulem e diskutojë me ekipin sa i përket ideve. Më pas zhvishem dhe fillimisht i bëjë rrobet për veten time duke u provuar në trupin tim.

Këtë gjë, Victoria e ka zbuluar gjatë një fjalimi në Londër gjatë një festivali mode, ’Vogue Festival’.

Teksa ajo fliste, djali i saj 14-vjeç, Brooklyn dhe burri, David Beckham ishin të pranishëm.

'Brooklyn është këtu sot duke zbuluar se e ëma e tij ka një punë të vërtetë”, u shpreh Victoria me shaka./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›