Rita Ora nuk do ta krahasojnë me Rihanna-n

Këngëtarja Rita Ora ka deklaruar se është lodhur nga krahasimet e vazhdueshme që po i bëhen me Rihanna-n, dhe dëshiron që njerëzit ta shohin si një artiste që ka mënyrën e saj të të krijuarit.
Senzacioni i ri botërorë, vazhdimisht është krahasuar me yllin e hitit “Diamonds” dhe më në fund ka vendosur të komentoj rreth këtyre zërave.
“Oh po vazhdoni me këto gjërat e vjetra. A do të vazhdojnë këto fjalë edhe në vitin 2013? Ju lutem, le të mendojmë në diçka tjetër. Si përshembull, si thoni sikur të jem Gwen Stefani e re?”, ka deklaruar ajo në një intervistë.
Përndryshe, Rita vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale ku po publikon pothuajse gjithçka nga jeta e saj. Së fundmi, gjatë orës së pasditës, së ditës së djeshme, ajo ka publikuar një foto ku shihet pothujse e zhveshur derisa po përgatitej për koncertin e rradhës.
Edhe pse kjo foto qëndroi vetëm 10 minuta në profilin e saj, ajo morri më shumë se 3000 pëlqime çka dëshmoi edhe njëherë simpatinë e fansave për këngëtaren kosovare.