“E premtja e zemërimit”, në shesh mbështetësit e Morsit
KAJRO- Shënohen 12 viktimat e para të ditës së sotme në përleshjet mes mbështetësve të presidentit të rrëzuar nga pushteti, Muhamed Morsi dhe forcave të sigurisë në vend. Lajmi bëhet i ditur nga burimet qeveritare. Ushtria egjiptiane ka thënë se do të trajtojë me vendosmëri çfarëdo shkelje të ligjit, raporton televizioni shtetëror. Dhjetëra mijëra mbështetës të Vëllazërisë myslimane dolën sot në rrugët e Kajros dhe qyteteve të tjera egjiptiane, duke sfiduar gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria e përkohshme.
Protestuesit vërshuan nga xhamitë pas lutjeve të së premtes, duke iu përgjigjur thirrjes së Vëllazërisë Myslimane për të shprehur indinjatë dy ditë pas dhunës që la 638 të vrarë. Në qytetin verior Tanta si dhe në Aleksandri, qyteti i dytë më të madh i Egjiptit, pati përleshje mes policisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë. Televizioni shtetëror njoftoi gjithashtu se një polic u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga persona të armatosur në një postbllok në periferi të kryeqytetit. Ministri i Brendshëm i Përkohshëm i Egjiptit Mohamed Ibrahim ka fajësuar Vëllazërinë për krijimin e një gjendjeje kaosi në të gjithë vendin duke hapur zjarr ndaj policisë, duke sulmuar ndërtesat qeveritare dhe djegur kishat.
Egjipt, manifestime masive të mbështetësve të Morsit, ushtria: Do reagojmë
Mbështetësit e ish-presidentit islamik, Mohamed Morsi kanë nisur sot manifestime masive, kryesisht në Kajro ku tanket e ushtrisë kanë bllokuar akset kryesore rrugore dhe policia e ushtria kanë marrë autorizim për të hapur zjarr, sipas rrjeteve informative lokale.
Mijëra përkrahës të Vëllazërisë Myslimane kanë filluar marshimin e së “premtës së zemërimit”, nderkohe qe tërë bota i ka kthyer sytë nga Egjipti.
Vëllazëria Myslimane ka thënë se është e vendosur për protesta paqësore.
Më herët gjatë ditës është njoftuar se katër përkrahës të presidentit të hequr nga pushteti, Muhammad Morsi dhe një polic janë varë sot në përleshjet e reja që kanë shpërthyer në qytete të Egjiptit në mes të protestuesve islamik dhe forcave të sigurisë.
Policia përdori plumba manovre dhe granata lotsjellëse kundër manifestuesve islamikë në qytetin Tanta, në veri të vendit, sipas zyrtarëve të sigurisë.
Mbështetësit e Morsit kanë bërë thirrje për manifestime të miliona personave në shenjë proteste ndaj masakrës së 600 personave që mbetën të vdekur veçanërisht gjatë dy ditëve të fundit në kryeqytet.
Ushtria e vendosur: Do reagojme
Ushtria egjiptiane ka thënë se do ta trajtojë me vendosmëri çfarëdo shkelje të ligjit, raporton televizioni shtetëror, nderkohe qe niveli i sigurisë është rritur para protestës që është thirrur nga islamistët.
Përkrahësit e presidentit të hequr nga pushteti prej ushtrisë, Muhammad Morsi janë duke dale në rrugë nëpër Egjipt për demonstrata. Bilanci i ngjarjeve të asaj dite është më shumë se 600 të vrarë, kryesisht civilë.
(d.b/e.m/BalkanWeb)