“Ëndrra e një nate vere”, një komedi moderne në TK
TIRANË- Aktorët e Teatrit Kombëtar, nën regjinë e amerikanit John Blondell, janë duke zhvilluar prova intensive në skenë për premierën “Ëndrra e një nate vere”, që pritet në fund të muajit.
Komedia e Shekspirit që do të realizohet për herë të parë në skenën e TK-së, nuk do të jetë një teatër klasik, por Blondell po përgatit një shfaqje modern , dinamike ku lëvizjet koreografike janë po aq të rëndësishme sa fjala e Shekspirit.
Sipas regjisorit, Blondell, po punohet shumë për gjetjen e mënyrave të tjera teatrale për të rrëfyer një histori, përveç mënyrës së thjeshtë përmes gjuhës dhe karaktereve. “Do të përgatis një shfaqje ndryshe, këtu do të ketë shumë lëvizje, kërcim, këngë, nuk do të jetë e lehtë për artistët dhe publiku do të përballet me skena dhe atmosfera që ndyshojnë shumë shpesh nga njëra tjetra”, tha për mediat John Blondell.
Neritan Liçaj, Helidon Fino, Olta Dako, Florian Agalliu. Ervin Bejleri. Elia Zaharia, Vasian Lami. Eriona Kakeli. Valbona Imami, etj janë kasti i aktorëve që do të interpetojnë ëndrrën shekspiriane, në një situatë kur dy çifte pritet të celebrohen në Athinën antike.
Pasi është njohur me aktorët shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Shekspirit, Blondell ka pranuar të realizojë produksionin e tij të tretë mbi këtë vepër të Shekspirit në Teatrin Kombëtar, ku në fillim të këtij viti ai ka zhvilluar audicione për premierën e re.
Blondell ka realizuar më parë edhe vepra të tjera të Shekspirit si, “Makbeth”, “Otello” e “Jul Çezar”, por “Ëndrra e një nate vere” ka për të fantazi, seriozitet dhe nota komike gjithashtu, dhe sipas shekspirologut është një nga gjuhët më të bukura të vëna ndonjëherë në skenë.
“Ëndrra e një nate vere” është shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të Shekspirit (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale.
(m.a/ata/BalkanWeb)