KRRTRSH, Berisha: Tirana u betonizua para 2011, gjithcka për sipërfaqe të gjelbra
TIRANE- Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u mblodh sot rreth orës 18:00 Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë u mblodh për të diskutuar mbi disa projekte të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Në këtë mbledhje u morën në shqyrtim një sërë projektesh për HEC-e.
Kryeministri Berisha u shpreh që në nisje se, “Energjia është një ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të vendit. Ka nisur ndërtimi i një serie HEC-sh dhe së shpejti nis investimi më madhor që është kaskada e Devollit”, sic tha ai.
Sipas Berishës, “Në mandatin e ardhshëm starton projekti Shqipëria lider, apo superfuqi energjetike në rajon, për energjinë e rinovueshme”, tha ai.
Një ndër vendimet e KRRTRSH, sic tha më tej kryeministri Berisha ishin dy projekte të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në gjirin e Lalzit me vlerë investimi të përgjithshme prej 400 milionë euro.
Kreu i qeverisë gjatë kësaj mbledhje vlerësoi projektet që rrisin sipërfaqet e gjelbërta në kryeqytet e rrethinat e tij. Kryeministri u shpreh se para vitit 2011 Tirana u betonizua duke kryer një krim të vërtetë ekologjik ndaj sipërfaqeve të gjelbërta, që sic tha ai duhet të shtohen sa më shumë të jetë e mundur.
“Tirana para 2011 u betonizua, ky një krim i vërtetë ekologjik ndaj sipërfaqeve të gjelbërta. Komunat përreth janë fat i madh i Tiranës ato janë një mrekulli. Do bëjmë gjithçka që ato t’ju garantojnë qytetarëve sipërfaqe të gjelbërta. Të mbjellim pemë, dru e shkurre në cdo sipërfaqe të lirë të kryeqytetit. Ne do bëjmë gjithçka në të mirë të shëndetit dhe jetës”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)