Ambasadori suedez: Rruga e vetme drejt BE, zgjedhje të lira e me standarde
TIRANË- Ambasadori Suedez në vendin tonë Patrik Svensson duke komentuar zhvillimet më të fundit politike, nga Korça ka apeluar që Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje të lira e me standarde.
Ambasadori suedez vlerëson se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për shqiptarët, ndaj duhet të plotësohen standardet, pai vetëm në këtë mënyrë hapet rruga drejt BE-së. Sa i takon, KQZ ambasadori Svensson nënvizoi se institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të funksionojë me 7 anëtarë.
“Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Duhet të plotësojnë standardet në zgjedhjet e 23 qershorit. Vetëm kështu do të mundësohet rruga drejt BE-së”, vlerësoi Svensson.
(e.m/BalkanWeb)