E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar

TIRANË - Komisariati Nr.1 i policisë së Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mustafa Vezi. I arrestuari, 25-vjeç kishte thyer xhamin e një automjeti dhe po tentonte grabitjen e sendeve me vlerë që gjendeshin në të.

Makina ku po kryhej vjedhja me targë SR7505D, e parkuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit.

Efektivët e policisë ndërhynë menjëherë duke ndaluar të riun. Sipas policisë i arrestuari është përdorues i lëndëve narkotike, gjithashtu i dënuar më parë.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›