“Gjykata e Lartë”, Braçe zbardh bisedën Patozi-Ruçi
Opozita bojkotoi dje ligjin për Gjykatën e Lartë te komisioni i Ligjeve duke mbajtur pezull ngritjen e Gjykatës Administrative. Por deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka zbardhur një bisedë të dy krerëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruçit të PS-së dhe Astrit Patozit të PD-së lidhur me këtë çështje nga ku opozita kushtëzon votën pro nëse nuk plotësohen kushtet e saj. Në FB, Braçe bën të dituar arsyet që çuan opozitën drejt bojkotit të djeshëm, gjë e cila sipas tij i është bërë e qartë edhe z. Patozi. “Kryetari i Grupit të deputetëve socialistë i ka thënë qartë zotit Patozi: Pa u zbatuar deri në fund marrëveshja e Nëntorit (miratimi i reformës parlamentare që e mban peng PD); pa u zbatuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, të Dytë dhe Gjykatës së Lartë për Këshillin e Qarkut Fier të fituar nga PS e marrë peng nga PD; pa u çliruar pushteti vendor i PS nga bllokimi financiar që vijon prej një muaji me bllokim të llogarisë financiare të bashkive dhe komunave, në respekt të autonomisë vendore; Nuk ulemi fare në tavolinë të flasim për ligjin mbi Gjykatën e Lartë. Kjo është e vërteta”, shkruan z. Braçe.
Reagimi i Braçes erdhi pas bojkotit të djeshëm të opozitës të ligjit të Gjykatës së Lartë, duke mbajtur peng edhe ngritjen e Gjykatës Administrative. Deputetët e majtë nuk morën pjesë në kominin e Ligjeve ku ishte parashikuar miratimi i draftit për Gjykatën e Lartë. Kryetari i komisionit, Ilir Rusmajli, akuzoi opozitën se po bllokon, me gjithë negociatat e zhvilluara ditëve të fundit mes Gramoz Ruçit e Astrit Patozit për këtë çështje.
“Çështja ka shkuar në dialogun midis kryetarit të grupit parlamentar të PD-së dhe atij të grupit parlamentar socialist, janë përpjekur në diskutim dhe negociata mes njëri-tjetrit ta bëjnë të mundur shqyrtimin e këtij projektligji. Siç e shikoni, axhenda personale e kolegëve ishte me e fortë se axhenda e integrimit dhe sot të gjithë në unison kanë zgjedhur të bëjnë ekskursion në një ditë me shi”, - deklaroi Rusmajli. Por menjëherë reagoi në FB deputeti Braçe duke thënë : “PS nuk është në ekskursion, ka qëndrim të qartë politik. Dëgjova deputetin e Sali Berishës që argalisej në Komisionin e Ligjeve dhe komentonte mungesën e deputetëve të opozitës. Ai paska thënë se deputetët e opozitës ishin në ekskursion. Ai paska thënë se ka patur dje (pardje) bisedime mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare të PS-së e PD-së. Por ky Rusmaili kishte etikë dhe nuk mund të thoshte seç ishte biseduar”. Po dje vetëm me praninë e deputetëve të mazhorancës, komisioni kaloi ligjin për Avokatinë, i cili parashikon gjoba, madje edhe heqje licence për avokatët që zvarrisin gjyqet. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, njoftoi dhe ngritjen e një shkolle të re për avokatët, të ngjashme me atë të magjistraturës për gjyqtarët. “Avokatët nuk do të marrin licencën në mënyrë të menjëhershme sapo mbarojnë fakultetin Juridik. Do të jetë një shkollë e njëjtë si ajo për gjyqtarët që do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët për avokat, atëherë do t’i nënshtrohen marrjes së licencës dhe ushtrimit të profesionit”, - deklaroi Halimi. Ndërsa për kreun e Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, shkolla e re do të disiplinojë tregun nga juristët e diplomuar në mënyrë të parregullt.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)