E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK i rikthehet bashkëpunimit me PD, gati marrëveshja

TIRANË- Demokristianët e Nard Ndokës i rikthehen aleancës me demokratët e Berishës pas braktisjes së koalicionit të majtë. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar në deklaratat e vazhdueshme, kreu i kësaj partie, Nard Ndoka, ka bërë zyrtare shkëputjen e tij nga koalicioni opozitar me Partinë Socialiste, pas mosmarrëveshjeve me liderin Edi Rama. Në një njoftim për mediat, PDK bën të ditur se kryesia e kësaj partie do të zyrtarizojë sot në orën 12:00 marrëveshjen e bashkëpunimit me PD, marrëveshje kjo në bazë të së cilës pritet që PDK të marrë një post zv/ministri.

Ndërkaq vjeshta duket se ka ardhur me risi për këtë parti. Edhe pse u ndanë, duke u kthyer në kundërshtarë të përbetuar, Nard Ndoka e Nikollë Lesi pritet të shkojnë sërish drejt bashkimit në një parti. Kreu i PDK-së dhe ai i Lëvizjes Demokristiane më 13 shtator të këtij viti patën një takim mes tyre për mundësinë e krijimit të një formacioni të vetëm, që të synojë hyrjen në Parlament në zgjedhjet e ardhshme. 
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›