Elbasan, jepet masa për avokatin që goditi gjyqtarin. 50 avokatë bojkot seancave
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për avokatin Bujar Dyrmishi, i cili gjatë konfliktit me gjyqtarin Xheladin Karkini e ka goditur me grushte.
Avokati Dyrmishi është arrestuar menjëherë pas incidetit të 19 shtatorit, ku pas një incidenti të momentit në ambientet e Gjykatës se Elbasanit, në lidhje me orarin e seancës gjyqësore të radhës, avokati ka goditur me grushte gjyqtarin Karkiini. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, e cila ka bërë edhe arrestimin e avokatit.
Rreth 50 avokatë, qe nga dita e incidentit vijojnë bojkotimin e seancave gjyqësore, pasi e cilësojnë arrestimin dhe dënimin e kolegut të tyre një akt absurd. Ndërkohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një seancë plenare të datës 14 shtator 2012, ndërmjet të tjerash ka vendosur që të inspektojë veprimtarinë gjyqësore të Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Xheladin Karkini. Kjo pasi në Inspektorat janë jo pasi në Inspektorat janë paraqitur shqetësime nga subjekte të ndryshme lidhur me veprimtarinë gjyqësore të tij. Sipas Vendimit do të inspektohet veprimtaria e këtij Gjyqtari për periudhën nga 01.01.2011 deri në dt. 31.07.2012.
(e.m/BalkanWeb)