E Shtunë, 31 Tetor 2026

Citigroup: 2,7 milion dollarë të vjedhur nga Hacker-at

Pas një sulmi informatik ndaj Citigroup, në të cilin u ekspozuan 360 mijë llogari, deklarohen 2,7 milion dollarë të humbuara. Banka deklaron se pas sulmit informatik përvec të dhënave të llogarive, janë marrë para nga 3.400 persona, klient të institucionit.

Banka siguron klientët e saj se do të rimbursoi cdo qindarkë të vjedhur, ndërkohë që ka zvendësuar edhe 200 mijë karta krediti.

Banka është kritikur se nuk i ka ofruar klientëve të dëmtuar, një vit monitorim të llogarive të mbuluar prej saj. Standart ky i ofruar nga cdo kompani tjetër e madhe si shpërblim ndaj dëmtimit të klientëve të tyre.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›