E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Humbja peshë duke dashur vetën”

Kelly Osbourne thotë se meritën më të madhe për humbjen e peshës e ka dashuria që ajo ka për vetën dhe karriera e saj e re si eksperte e stilit.

“Njerëzit mendojnë se unë humba peshë dhe kjo më ka bërë të lumtur. Kjo nuk është e vërtetë: mua mu dasht ta dua veten fillimisht. Të humb peshë ishte thjesht një benefit e punës së madhe”, tha ajo.

Ajo është e lumtur edhe me jetën e saj dashurore duke qenë në lidhje me të dashurin Matthew Mosshart. Tani, aj që dikur njihej për format e saj të plota pozon në bikine dhe tregon se nuk ka ndonjë trik të lehtë për të rënë në peshë. Ajo është e kujdesshme për ushqimin, kënaqet edhe me pica dhe tortë me qokolata por me limit. Por ajo gjithashtu ushtron çdo ditë.

“Kur fillova të ushtroj, nuk arrija të bëja asnjë ulje ngritje. Në fund të javës së parë arrita të bëja tre, dhe kjo kishte shumë rëndësi për mua. Tani ushtroj çdo ditë dhe nuk ndihem mirë nëse ndonjëditë mungoj”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›