E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ja pse këndojë për aferat intime”

Këngëtarja Pink ka thënë se është një gjë e “fuqishme” të kënduarit për aferat seksuale.

Këngëtarja amerikane është në një martesë të lumtur me Carey Hart por para se të martohej, Pink ka qenë tejet aventuriere në lidhjet e saja me meshkuj.

Këngëtarja ka thënë se e nevrikos fakti kur gratë kritikohen se kanë pasur partner të shumtë ndërkaq meshkujt shihen pozitivisht për një gjë të tillë.

Kënga e re e Pink, ‘Truth About Love’ ka theks të veçantë mbi aferat seksuale.

Këngëtarja ka thënë se këtë gjë e ka bërë me qëllim në mënyrë që të tregojë se nuk ka asgjë të keqe nëse një grua vendosë ta tregojë fuqinë e saj seksuale pa u ndrojtur ./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›