“Jam ende e pasigurt"

Ani pse është njëra ndër artistet më të famshme dhe më të suksesshme në botë, Taylor Swift thonë se ndonjëherë përballet me mungesë vetëbesimi.
“Jam po e njëjta sikurse kam qenë në shkollë atëherë kur unë nuk ftohem për të qenë pjesë e gjërave. Ju vërtet nuk duhet ti thoni vetes që “ Unë jam më e mira, ata njerëz janë shumë me fat që po më shohin mua’. Unë ndihem shumë me fat që jam para këtyre njerëzve. Kjo është e tëra”, është shprehur këngëtarja.
Taylor është nga artistet e cila dëshiron që të eksperimentojë e këngët e saja.
Ajo thotë se dëshiron që në secilën këngë të saj të ketë diçka ndryshe e cila do ti befasonte fansat e saj .
Për Taylor kohëve të fundit është përfolur në masë të madhe edhe për jetën private,. Ndonëse kanë kaluar disa javë që ajo është ndarë nga ish i dashuri, Harry Styles, mediet e huaja pothuajse cdo ditë raportojnë për të dhe Harry-n./Indeksonline/