E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kthimin e trurit”, realitete dhe prirje!

Kthimi i trurit në atdheun naiv ngërthen një kompleksitet problemesh sa individuale aq edhe sociale, sa teorike aq edhe morale! Pa dashur të shfaqem si një hulumtues që e shteron problematikën, do të jap disa argumente që besoj se ndihmojnë.
Preferoj ta nis me një pyetje: Sa e hapur është shoqëria shqiptare (apo shoqëritë postkomuniste në tërësi) për të mirëpritur dhe akomoduar “kthimin e trurit”; (ose po ta shprehim me fjalë të tjera), për të “mirëseardhur” një mendim të një niveli më të përparuar?! Ky asset qoftë akademik shkencor, në fushën e teknologjive të gjithëllojshme, në lidhje me energjitë dhe ambientin, apo dije që ka të bëjë me popullsinë dhe dinamikat demografike, etj etj; pra ai nivel i përparuar që vjen si produkti i studimeve të thelluara në universitetet apo akademitë jashtë vendit, përfaqësojnë në vetvete investim serioz dhe produktin e konsoliduar e certifikuar.
Ky substrat ideor-aplikativ bën dallim në raport me nivelin që gjen në realitetin pritës jo thjesht për nga objektet e hulumtura. Problematika pak a shumë është po ajo. Dallimi lidhet me nivelin e studimeve të kryera, me zotërimin e lëndës që studiohet, me arritjet e takuara, me metodologjitë e përdorura, me pritshmërinë e studimeve që në vijimësi reken të thellohen me arritje aplikative shumë më të avancuara. Kështu që krijohet një “cultural gape”! Të dy palët, (për identifikim po i quaj “të ardhurit” dhe “pritësit”), janë në një pozitë të vështirë, kanë diferenca nivelesh dhe orientime e ritme jo të njëjta.
Ata që kanë mendimin “avangard” ndjehen “të izoluar”, qoftë si mendim qoftë si unit organizativ dhe bashkëpunues. Kanë lënë pas një realitet tejet të përparuar dhe kanë ardhur në një realitet që do të përparojë. Në ndërgjegjen e tyre krijohet një “dikotomi përjashtuese”.Të gjithë faktorët shpirtërorë që motivuan (ri)kthimin në atdhe nuk harmonizojnë dhe nuk mund të mbështesin qetësimin dhe “rregullimin e raporteve me idetë progresive” që ata bartin! Atdheu dhe progresi i tij është një dëshirë e përligjur, por se përtej këtij motivimi “crucial” është i heshtur realiteti konkret, i prapambetur, krahasuar me atë që është lënë pas, pikërisht atje ku edhe është formuar ky “mendim i zhvilluar”. Realiteti ekzistues është i kuadratuar brenda një mekanizmi ku ka ecurinë dhe historinë e vet si dhe është i azhurnuar me një nivel të caktuar të mendimit dhe drejtimit! Është e kuptueshme se një mendim më i përparuar mund të sjellë një drejtim krejt ndryshe. Çështja është se ky mendim që të bëhet prezent dhe vendimmarrës do duhet të jetë i konsideruar. “Shoqëri e hapur”, do të thotë shoqëri e hapur për ndryshim! Ja përse unë sugjeroj që shoqëritë tona të postkomunizmit do duhet të “ndërtojnë tregun e ideve” ku bëhesh prezent, ku konkurrohet me vlera, ku ofrohen aftësi të ndryshimit progresist që lidhen me hartimin e projekteve të reformimit, programeve dhe strategjive! Kthimi i trurit është një akt individual. Organizmi i tij përmes strukturimit organizativ dhe në një “database” e shendon në një asset me vlera për shoqërinë. Ka disa kohë që tek ne ka një strukturë të tillë pranë zyrës së Kryeministrit që punon me parametra të matshëm dhe standarde të gjithë pranuara, por se ende nuk jemi të kënaqur me produktin konkret, sepse parimi bazë i tyre është, “ne nuk gjejmë punë, ne ju vëmë në kontakt me të interesuarit në treg”. Lënia e këtyre individëve në mëshirën e fatit, në përpjekjet individuale shpesh të vështira për t’u punësuar, më keq akoma, apo më keq duke ju treguar se ata mund të sistemohen duke dhënë ryshfet, ndryshe nuk zënë dot vend pune, sjell si pasojë një keqpërdorim denigrues të tyre! Tregun e ideve e pengojnë tek ne në Shqipëri, komercializimi i vlerave, partitizmi fanatik, nepotizmi familjar deri në dimensione antropologjike, si dhe klanizmi e krahinizmi tejet prezent! Ndaj jemi “duarbosh” përballë këtij realiteti. Ka individë që janë kthyer nga studimet jashtë Shqipërisë dhe janë rekrutuar në administratën publike, por me një “kompromis të dëmshëm”!Ata janë ambientuar me gjendjen që kanë gjetur dhe çuditërisht fal një konformizmi ata duken si produkte të këtij realiteti dhe jo të atij që i krijoi si të përparuar! Cedimi i tyre, duke mesatarizuar vlerat nuk është thjesht një dëm personal, është edhe shoqëror.
Kështu humbet modeli i referimit dhe kuptimi për nevojën e investimeve progresiste!
Fillimisht këta individë shkruanin ndonjë shkrim në shtypin e përditshëm, ku qartazi evidentoheshin pikëpamjet dhe vizionet e tyre mjaft të përparuara. Po kështu daljet në mediat audiovizive linin gjurmë impresionuese. Por se gradualisht i kanë humbur këto tipare dhe janë “partizuar” duke u shfaqur jo rrallë shëmtuar në pozita të propaganduesit të politikës zyrtare apo të opozitës, varet ku janë strehuar! Instiktivisht prej tyre është kuptuar se vetëm “streha e partive politike” është “green house” ku mund që “vegjetacioni” i punësimit e i karrierës të gjallojë e të ritet! Herë herë, ata/ato e teprojnë me emetimin e propagandës zyrtare apo asaj partiake opozitare dhe bëhen jo vetëm të pabesueshëm, por edhe të dëmshëm. Modeli i tyre shfaqet si një model tejet i keq! Utilitariteti i interesave nuk është as edhe pragmatizëm racional! Është qartazi deformim përmes një uniformizimi me realitetin negativ.
Nuk kemi pra (me përjashtim të ndonjë rasti të izoluar) një qëndrim konsekuent ndaj ideve dhe bindjeve dhe falë këtij motivimi shfaqjen e kundërshtimit me argumente ndaj “urdhrit politik, ekzekutiv apo partiak”! Kjo tregon se klima e përgjithshme dhe fryma e punës është po ajo që kishim gjatë regjimeve totalitare! Madje aktualisht bashkëjetesa me të është edhe më e papranueshme dhe më e shëmtuar, sepse në sistemet jodemokratike një sjellje e tillë ishte produkt i tij. Në shoqërinë e plurikulturalizmit dhe pluralizmit politik të mbash këtë qëndrim ndaj “totalitaritetit administrativ, partiak, apo të drejtuesit”, për më tepër edhe nga individë që kanë studiuar jashtë vendit dhe kanë sjellë një tjetër edukatë demokratike; kjo do të thotë që in-
ato paga që kanë lënë këta personalitete në ata shtete ku ata kanë studiuar dhe punuar janë shumë të vogla) gjithsesi realiteti nuk është aq optimist! Funksionojnë disa rrjete si “Fulbright network”, si dhe “rrjeti i studentëve që kanë studiuar jashtë Shqipërisë”! Aktivitetet e tyre të herë pas hershme nuk kanë sjellë ndonjë “impakt impresionues” në kuptimin e një sinergjie shkencore dhe shoqërore! Nuk janë pra subjekte aktive për të krijuar “një klimë tjetër” qoftë si atmosferë e përgjithshme ndryshimi, qoftë si një mënyrë e re e shikimit dhe gjykimit të problematikës, cilado qoftë ajo. Është një shenjë jo e mirë, por duhet pohuar se “truri i kthyer” në Shqipëri ende nuk është kristalizuar si një “faktor determinant i shoqërisë civile”! Individualisht secili prej tyre kontribuon, por se si masë e unifikuar ende nuk e shohim të jetë aktive për t’i dhënë shoqërisë nxitje dhe kontributet për të ndërtuar një demokraci funksionale. Tek ne në Shqipëri mungon “oponenca civile e organizuar”. Ka OJF, ka grupe interesi, por se ende nuk ka të definuar një “shoqëri civile” që ushqen interesin publik dhe investimi personal të shkojë dëm dhe gjithashtu përzierja me “realitetin e penguar” të të mbyllë të gjitha shtigjet për një kuptim dhe frymëmarrje tjetër të shoqërisë, demokracisë dhe zhvillimit në përgjithësi!
Një hapësirë tjetër e akomodimit të “trurit që kthehet” është akademizmi universitar dhe institucionet e specializuara akademike! Edhe në këto hapësira me gjithë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur, (dhe që duhet të përshëndeten sepse pagesat në këto vende pune krahasuar me
krijimin e qytetarit me vetëdije për liritë dhe të drejtat e tij, si dhe formimin dhe kurajën e domosdoshme për t’i parë ato si sovranitetet e patjetërsueshme! Individët që kanë studiuar jashtë Shqipërisë dhe që janë involvuar në jetën akademike universitare po ndihmojnë në gjallërimin e tërë klimës në jetën universitare. Ata po realizojnë përmirësime kurrikulare, metodologjike, laboratorike, kërkimore-shkencore si dhe në “përshpejtimet” e jetës mësimore dhe akademike. Kur një prurje e tillë të bëhet “një kapacitet substancial” gjykoj se do të kemi mundësi reale për reformimin e universiteteve tona që aktualisht “procesin e bolonjës” e kanë parë “thjesht si një kostum të ri”! Në këtë kuadër do të ofroja një sugjerim. Na duhet që në rajonin ballkanik ta “sinergjizojmë mendimin akademik” të përgatitur në universitetet jashtë vendeve tona, në Europë apo në SHBA. Fillimisht të krijojmë “rrjetin rajonal” dhe “forumin ‘online’”, si dhe “Konferencën Rajonale të Përvitshme” të studiuesve me përgatitje të këtij niveli! Kështu do të krijohen mundësi më të mira komunikimi, të shkëmbimit të eksperiencës, të komunikimeve ndëruniversitare, si dhe realisht do të krijohen kushte për iniciativa, veprime dhe strategji rajonale! Nëse do të mbetemi të ndarë dhe izoluar nga njëri- tjetri si vende në rajon, “truri i kthyer” do të mbetet i parcelizuar në secilin prej vendeve tona, si dhe pa qenë në gjendje të përfaqësojë një “gjeneratë të re të mendimit të përparuar dhe më progresive shkencërisht” të një mentaliteti më demokratik dhe të një botëkuptimi që shkund rutinën dhe eliminon kohëhumbjen! Ideja ime është të organizojmë shumë shpejt “Konferencën rajonale të “trurit të kthyer” brenda vitit 2012-të, që duhet paraprirë nga Konferencat Vendore! Kështu do të njohim kapacitetet dhe do të krijojmë një” databas rajonal”. Mbi këtë bazë do të mund të organizojmë punët parciale dhe rajonale në kuadër të “Objektivave të Mijëvjeçarit”! Një organizim i tillë do ta bëjë më dinamike “pushtetin” e “trurit të kthyer”! Tregu i biznesit është një tjetër hapësirë ku “truri i kthyer” është më i mirëpritur! Kompanitë e mëdha se AMC, Vodafone, Raiffeisen Bank etj, janë më aktive në përthithjen e mendimit të avancuar! Rekrutimi në këto kompani jo vetëm që është “më pak burokratik” por gjithashtu më i shpejtë dhe bazuar në “Njohuri, Aftësi dhe Kompetencë!” Është një tezë e gjithëpranuar se “private business” në këtë drejtim është më serioz dhe më i interesuar për të përfshirë në stafet e veta, pikërisht ata individë që janë në kontakte me dijet më të avancuara, me “teknologjinë e përparuar” dhe me “metodologjitë progresive.” Duke qenë se ky grupim është më i pavarur nga politika zyrtare dhe partitizmi (kjo filozofi e ngushtë partive politike), ai është më i çlirët qoftë si mendim profesional, qoftë si mentalitet civil-qytetar dhe demokratik. Gjithashtu ata e realizojnë më me siguri progresin individual dhe kanë më shumë e më funksionalisht rrethana dhe kushte për një ecuri në karrierën profesionale. Ky grupim individësh i “trurit të kthyer” që punon në hapësirën e biznesit të kompanive të mëdha ka vërtet epërsi në këtë aspekt, por se duke qenë se lidhet më shumë me interesat dhe më pak me detyrimet civile dhe nevojat sociale të komunitetit, mund edhe të
vetëlargohet ose të qëndrojë më indiferent për problematikën e shoqërisë. Për këto arsye që nuk duhet braktisur ky komunitet. Shumë probleme të shoqërisë së sotme dhe asaj në dy-tre dekadat e ardhshme do të jenë të lidhura me “ngrohjen globale”, me “ujin e pijshëm”, me “plakjen e popullsisë e sigurimet shoqërore e shëndetësore për brezin e tretë”, me “teknologjitë e përparuara”, me “energjitë e rinovueshme”, “me mbrojtjen e fondit të tokës”, me ato që quhen “green revolution” dhe “eco friendly revolution”, me ecurinë e bankave dhe aktivitetet monetare në tregun global. Të gjitha këto problematika mund të përballohen me dije, me studime, me investime për mendimin. Në këtë kuptim ne kemi nevojë për atë quhet “alfabetizmi qytetar” në themel të cilit është edukimi shkencor i qytetarit, në radhë të parë e mbi të gjitha me shkencat ekzakte, matematikë, fizikë, biologji, gjenetikë, gjeologji, hidrologji,
teknologji, IT e tjerë. Pra, si shoqëri të vendeve në zhvillim, ne jemi “përballë sfidës” për të krijuar brezat e rinj të alfabetizmi civil. Në këtë këndvështrim kërkohet në secilin prej vendeve tona, por edhe së bashku, krijimi i një “sinergjie mendimi shkencor” që sjell si bashkëshoqërim vleror edhe një vetëdije civile në të bërit politik! Në vendin tonë fatkeqësisht nuk ka ende oponencë civile të gjerë dhe aktive në vijimësi, kundër atyre politikave vendimmarrëse në nivel lokal dhe qendror që e dëmtojnë ambientin sepse strehojnë në Shqipëri teknologji të prapambetura dhe të tejkaluara, si centrale me qymyre apo me mazut! Është detyrë e “trurit të kthyer” të ushqejë “mendimin vendor” që të zgjohet për më shumë vetëdije, më shumë përgjegjësi dhe më shumë pjesëmarrje në vendimmarrjen politike, ekonomike e kulturore, por edhe për më shumë oponencë civile! Bashkëpunimi vjen vetëm
nga mendimi, zhvillimi vjen vetëm nga idetë!Procesi “Brain Gain” duhet vlerësuar si një “materie” në rigjallërimin e shoqërive tona!Pa mendim të përparuar nuk ka ide, pa ide nuk ka vizione, pa vizione nuk ka strategji afatgjatë dhe pa projekte të tilla ndodh që si pa u vunë re të ngatërrojmë ndryshimin sipërfaqësor me zhvillimin e qëndrueshëm! Kur erdhi në pushtet si president Zoti Sarkozi gjeti një deficit të lartë buxhetor, mbi 3% të GDP-s si nivel i lejuar. Aso kohe ai i’u drejtua një nobelisti në ekonomi, Zotit Josef Stiglitz, duke i thënë: “Më jep ndonjë ide që të shpëtoj Francën!” Në realitet, ja përse amatorizmi me “mendimin e zhvilluar” është një tallje me fatin e vendit dhe të kombit! Mos konsiderimi i tij do të thotë që ti thuash errësirës mirësevjen! Duhet ndërhyrë tani dhe energjikisht, ndryshe nesër kostot do të jenë historike, e disa prej tyre pa kthim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›