E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Festojnë ata që vodhën votat

TIRANË- Kryetari i PS-së Edi Rama reagoi menjëherë pas mbajtjes së simpoziumit me rastin e 92 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Në këtë simpozium të organizuar nga Bashkia e Tiranës ishin të ftuar kryeministri Sali Berisha dhe historianë.

Rama u shpreh se ata që festojnë sot, janë ata që e bllokuan qytetin e më pas i vodhën edhe votat.

“Festojnë 92 vjetorin e Tiranës ata që e penguan barbarisht për synime politike e pastaj ia vodhën votat ditën për diell. Hipokrizia në pushtet”, shkruan Rama në Twitter.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›