E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lushtaku po mbahet padrejtësisht paraburgim”

Punëtorët e Administratës komunale të Skënderajt, kanë mbajtur një protestë paqësore para objektit komunal. 
Protesta ka nisur në orën 8.00 të mëngjesit, dhe është përmbyllur në mënyrë paqësore.

Me mbishkrime si “Liri për Çlirimtarët”, si dhe me fotografi të ish komandantëve, ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtatë ish- komandatëve te UÇK-së.

Sipas tyre, kryetari i tyre Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe të tjerët po mbahen paraburim padrejtësisht.

Në shenjë paknaqësie dhe indinjate të thellë ata kanë kërkuar që sa më shpejtë të lirohet ish-komandanti, dhe njëherit kryetari i Komunës, Sami Lushtaku. Ata kanë theksuar se ish pjesëtarët e UÇK-së i kanë dhënë kontribuat të madhë lirisë së Kosovës.

Sipas tyre, këta ish pjesëtarë të UÇK-së kanë qenë figurat më eminente dhe më liridashëse, dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Komunës së Skënderajt, Hajriz Koci, ka thënë për Indeksonline, se Administrata Komunale do të vazhdojë me protesta të tjera deri në lirimin e kryetarit të tyre, Sami Lushtakut./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›