E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Xharra po kërkon shumë të holla

(E plotësuar) Aktgjykimi në rastin e BIRN-it kundër kryetarit të Skendërajt Sami Lushtaku dhe të tjerëve, do të shpallet këtë të mërkurë.

---

Sami Lushtaku ka deklaruar para trupit gjykues se Jeta Xharra ka inate personale me të.
“Emisioni “Jeta në Kosovë” i realizuar nga Jeta Xharra, e ka gjet një dëshmitar i cili tashmë është supermen në Kosovë, sepse është në të gjitha rastet dëshmitar, ai kurr nuk ka thënë të vërtetën. BIRN kurr nuk është marrë me gjenocidin, dhunimin dhe vrasjet që kanë ndodh në Kosovë, por është marrë me trafikimin e organeve. Le të merret me kriminelët e Mitrovicës”, ka thënë Lushtaku para trupit gjykues.

---------

Në ish Kinemanë “ABC1”, ka filluar seanca gjyqësore kundër kryetarit të Skënderajt Sami Lushtaku, për rastin “Birn”.
Avokati i Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë se gazetarja Jeta Xharra, ka dëshmuar për lakminë e skajshme për të marë të holla.

“E pamë në media se ajo ka kërkuar hiç më pak se 400 mijë euro. Kjo zonjë kërkon aq sa marin pensione 5000 pensionist kosovar. Çka është e veçantë kjo që tërë sistemi i Eulex-it po merren me të? Shumë gazetarë janë sulmuar edhe më rëndë se Jeta Xharra, por Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk është marrë me ta”, ka thënë ai.

Ai e ka quajtur emisionin e Xharrës joprofesional, tendencioz dhe provokativ.

“Lushtaku të lirohet nga të gjitha akuzat sepse nuk është provuar se i ka kryer veprat penale që i vihen në barrë", tha Koci, gjatë fjalës përundimtare të mbrojtjes së Sami Lushtakut./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›