E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident trafiku, lëndohet një pesëvjeçar

Policia e Kosovës njoftoi se të dielën në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës është arrestuar një person, i cili derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia e ka goditur një fëmijë pesëvjeçar.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›