E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Martesat shqiptaro - serbe”

Një ekspozitë fotografike e realizuar nga Elona Xhepa dhe Katarina Gajic hedh dritë mbi një fenomen në rritje.

Gjithnjë e më shumë vajza nga Veriu i Shqipërisë po martohen me djem nga fshatrat e Jugut të Serbisë. Disa përmes një agjencie martesore që rregullon këto lloj martesash, të tjera me mblesëri.

Për shkak të emigrimeve që kanë ndodhur këtu e 23 vite më parë, nuk konsiderohet çudi bashkëjetesa apo martesa e dy njerëzve të kombësive të ndryshme. Në çdo rast, zgjedhja i takon gjithsecilit. Edhe atëherë kur lidhjet krijohen për shkak të fluturave në stomak, edhe atëherë kur rrjedhën e jetës ta diktojnë kushtet.

Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë janë bërë kryesisht si pasojë e rastit të dytë, të kushteve të jetesës. Ekspozita e hapur pak ditë më parë në Akademinë e Arteve ne Tiranë nga Elona Xhepa dhe Katarina Gajic, përmes fotografive dhe teksteve të shkurtra, dëshmon copëza jete të këtyre lidhjeve të reja që po sjellin në jetë edhe fëmijë.

Ekspozita “Martesat shqiptaro- serbe” u hap në përfundim të një projekti komunitar mbi martesat mes grave shqiptare dhe burrave serbë. Janë gjithsej 21 fotografi që tregojnë gjendjen e thjeshtë ku jetojnë familje shqiptaro-serbe. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›