E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon futbollisti: Ajo është një narkomane

Futbollistin serb Vujadin Savic, e ka inatosur shumë dramaturgia Biljana Srbljanoviç, e cila ka thënë se qeveria e Serbisë duhet ta njoh Kosovën.

Vujadin Saviç ka thënë se Srbljanoviç duhet të dal publikisht dhe të deklaroj që ajo është e varur nga droga.

Mediat serbe raportojnë se përplasja mes këtyre ka ardhur pas një shkrimi të publikuar në revistën NIN në Beograd, ku dramaturgia thotë se, Kosova duhet të njihet si shtet.

Ndërsa reagimi i futbollistit është bërë nëpërmjet rrjetit social Twitter, i cili e etiketon dramaturgen si narkomane dhe dilere të drogës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›