E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më abuzuan seksualisht kur isha fëmijë”

Aktorja, Julianne Hough ka rrëfyer se si ishte abuzuar seksualisht kur kishte qenë 15 vjeçe.

24 vjeҫarja e cila, karrierën e nisi si valltare, e ka pranuar se jeta e saj deri këtu nuk ka qenë edhe e lehtë.

“Kur isha në Londër, më abuzuan fizikisht, mentalisht. Unë jam një person që falë shumë gabime dhe ҫfarë ka ndodhur ka ndodhur” ka thënë aktorja në një intervistë dhënë së fundmi.

Julianne, ishte pjesë e rëndësishme e spektaklit,”Dancing with the Stars” në Amerikë dhe pas vallëzimit, ajo bëri një debutim të suksesshëm në botën e aktrimit. Së fundmi, ajo luan rolin e një të mbijetuare nga dhuna në filmin, “Safe Haven”, i cili të shfaqet së shpejti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›