E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca "full" stadiumin në stërvitje

Lakmia e tifozëve për të parë yjet e Barcelonës pas disa ditësh festive ka bërë që stadiumi ku Barcelona stërvitet, "Mini Estadi" të jetë i stërmbushur nga tifozë të kësaj skuadre në mëngjesin e sotëm.

14 mijë tifozë kanë shikuar stërvitjen e sotme të Barcelonës, dy ditë para ndeshjes me Espanyolin. Skuadra ishte e kompletuar me Messin në skuadër ndërsa Tito Vilanova ka drejtuar seancën.

Tifozët katalonas gjatë tërë kohës kanë kënduar për skuadrën e tyre, duke sjellur atmosferën e një ndeshje e jo të një seance stërvitëse./indesksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›