“Mirësevini të dashur nxënës!”
Në të gjitha ballinat e shkollave të Shqipërisë ditën e parë të shkollës u bë e udhës të shkruhet urimi: “Mirësevini….!”. Ashtu si në kremtimet e festave fetare nuk mungojnë edhe përshëndetjet e udhëheqësve, të cilët nxitojnë të shfrytëzojnë edhe këtë rast për të bërë propagandë partiake e vetjake dhe, pa asnjë drojë, edhe për të nëmosur e pështyrë mbi njëri-tjetrin, - e vetmja politikë që dinë të bëjnë përbukuri. Sikur të mos ishte shpikur televizioni, ky mjet i fuqishëm mediatik që na hyn në shtëpi pa trokitur, me siguri nuk do të kishim këtë fat: Të shihnim e të dëgjonim natë e ditë kaq shumë udhëheqës që ngjiren, vetëmburren, shiten e shtiren sikur janë më të mençurit e më të përkushtuarit e dynjasë, paçka se janë delirantë ordinerë që po habisin botën.
Janë aq të panginjur me veten sa nuk lënë festa zyrtare e fetare, morte personalitetesh të njohur, urime e përurime, tribuna e mikrofona, sebepe kombëtare e ditë zije, vizita e duarshtrëngime zyrtare… dhe ja, tash, u vërsulën të përvetësojnë/ privatizojnë/ denatyrojnë/ politizojnë/ partizojnë… dmth të menderosin edhe gëzimin e ditës së parë të shkollës, duke u shtirur se kanë bërë mrekullira e përparime të papara edhe në fushën e arsimit e kulturës. Nëse ka një fushë për të cilën duhet t’u vijë turp, përveç shëndetësisë, është pa asnjë dyshim shkolla shqipe. Dhe kultura, sigurisht. Zjarret që shkrumbuan pyjet e Shqipërisë, përmbytjet dhe rritja e çmimeve, shitja e pasurive kombëtare, e deteve dhe lumenjve, e naftës dhe tash edhe e hidrocentraleve, rrënimi dhe uzurpimi i institucioneve, etj,etj… nuk janë gjë para rrënimit të institucionit të shkollës. Përveç familjes, që ka rënë në krizë morale për shkak të ndryshimeve të thikta, shkolla dhe rruga ku edukohen më së shumti fëmijët tanë janë mjediset më të rrezikshme, më të shpërbëra e më të kërcënuara sot. Asnjë përkujdesje nuk shohim të dëshmohet nga shteti dhe qeveritë për profilaksi kundër sëmundjeve sociale që burojnë nga droga, Sida, krimi, seksi, analfabetizmi, parazitizmi, moda, majmunllëku dhe vaniteti.
Ai që ka lindur në vitin 1990 sot është 22 vjeç e po të jetë femër mund të jetë bërë edhe nënë. Ky brez shumë shpejt e në mënyrë të padiskutueshme ka për të marrë fatet e vendit në duar, jo vetëm të familjes. Po sa dhe si është i përgatitur ky brez? Çfarë strategjish e synimesh kombëtare kemi patur për rininë, për trashëgimtarët tanë? Ku kemi arritje e rekorde? Cili rekord sportiv kombëtar (se për ndërkombëtare as që shpresohet!) është thyer në 20 vitet e fundit? Po në shkencë, n’daç në albanologji, ç’rezultate ka? Në cilën fushë të artit po shkëlqehet? Përse shumica e të rinjve që janë atashuar në politikë, demonstrojnë të njëjtat vese, huqe e mendësi si pararendësit, edhe pse nuk e kanë jetuar diktaturën? Përse krimet ordinere më së shumti burojnë nga të rinjtë nën moshën 20 vjeç? Si veprojnë në mendësinë e një të riu/të reje rurale emisionet me pulla të kuqe apo spektaklet rrezëllitëse alla Hollywood të TV-ve të Tiranës? E pra, një babë vrau të bijën 17 vjeçe në veri se ajo nuk pranonte të kulloste bagëtitë! Nazimja adoleshente vrau përdhunuesin, kurse vjet një djalosh, akoma më i ri, po në periferi të Tiranës, vari veten në oborr se nuk e përballonte dot këtë trysni, për shkak të mjerimit të familjes!
Asnjë përgjigje për këto probleme madhore nuk kemi dëgjuar.
***
Fakti që më pasunarët dhe shumica e krerëve i kanë çuar fëmijët jashtë shtetit, larg shkollës dhe “bllokut” tonë të sotëm ku droga, limontia, vrasja e kohës dhe snobizmi lulëzojnë, flet më shumë se një sondazh apo studim sociologjik. E po t’i shtosh kësaj dukurie edhe faktin se mund të gjesh jo pak fëmijë të pajisur me diplomë të shkollës së mesme, por të mbetur gjysmë analfabetë që nuk dinë të shkruajnë pa gabime as emrin e tyre, le më po të kujtosh edhe blerjen e diplomave dhe të titujve shkencorë, e kupton se në ç’derexhe ka përfunduar shkollimi dhe arsimimi ynë kombëtar. Por edhe kjo mund të quhet e keqja më e vogël, pasi shoqëria jonë, ashtu si pyjet, ka aftësi “gjenetike” të rigjenerohet vetiu, edhe pa investime, gjë që do shumë kohë. Dëmi kësaj here ka shkuar shumë më larg se djegia e pyjeve dhe shkatërrimi i lumenjve, liqeneve e pasurive minerare. Para disa ditësh një miku im më tha këtë absurd: Kam rënë në një hall të madh! I kam fëmijët të mrekullueshëm, mësojnë, kanë rezultate të larta, janë aq të përkushtuar pas mësimeve sa më duket sikur nuk kanë patur fëmijëri si të tjerët. Tani e kuptoj sa gabim kam bërë! Mos ishte më mirë të ishin mesatarë, të gëzonin qejfet e moshës, të mos mësonin kaq? Se, ku do të punojnë nesër? Ti e di që punë ka vetëm në administratë, në polici, në Bashki, në qeveri, por edhe këto “vende pëllumbash” i zënë “fëmijët e Bossit” që blejnë diplomat! Le që edhe ato nuk janë emërime të sigurta, pasi një herë në katër vjet do të ndërrohen, sado të zot të jenë! T’i çoj jashtë, më thua ti? Edhe po të shes shtëpinë nuk i mbuloj dot shpenzimet e tyre. Si t’ia bëj? Fëmijët e mi mbetën edhe pa fëmijëri, edhe pa të ardhme!
E pra, pyjet e shkrumbuara e të bëra hi mund të rehabilitohen, qoftë edhe vetiu, si edhe ka ndodhur me mjedisin tonë në shekuj kur nuk kishim shtet, por me brezat e injorantëve të pajisur me pushtetin e pasurinë e trashëguar nga etërit si mund t’i bëhet hallit?
***
Për fat në ditën e fillim shkollës nuk mungojnë shitësit e luleve. Si rrallëherë, që në pikë të mëngjesit zënë qoshet e rrugëve kryesore për t’i dhënë hare e ngjyrë festive kësaj dite. Prindër e fëmijë, ca më këmbë e ca me makina, ca të varfër e ca të pasur, katundarë e qytetarë të nakatosur në një urbanizëm hyrjabyrja që ndryshe quhet tranzicion, rrëmbushin rrugët jo vetëm me një trafik të rënduar, po edhe me një gjallëri shumëngjyrëshe. Cicërimat e fëmijëve në asnjë ditë të vitit nuk janë aq sundues nëpër kudo. Kjo ditë tregon se shqiptarët e duan arsimin dhe kulturën dhe janë gati të bëjnë çdo sakrificë që fëmijët e tyre të bëhen më të kulturuar se ata vetë. Shumica e të ikurve në emigracion, largimin nga atdheu e kanë justifikuar me “hallin e fëmijëve”. Ngaqë nuk kanë patur besim të mjaftueshëm te shkolla dhe te rruga, d.m.th te shoqëria, ata morën udhën e vështirë e me shumë dilema të emigrimit. Një pjesë tjetër prej hallit u dorëzuan pa kushte: I lanë fëmijët analfabetë, të pashkollë, sepse duhej të kullosnin bagëtinë ose të shisnin cigare lokaleve, për të siguruar mbijetesën. Asnjë organizëm shtetëror apo OJF nuk e di sa fëmijë analfabetë kemi sot. Askush nuk kujtohet që në shoqërinë tonë demokratike gjenden gati një mijë fëmijë të ngujuar, të cilët nuk dalin dot nga shtëpia se rrezikohen të vriten. Sikur qoftë edhe një fëmijë të jetë i mbyllur/i burgosur kësisoj, shoqëria duhej të dridhej. Po si nuk kemi parë, qoftë edhe një udhëheqës apo klerik të lartë, të shkojnë së paku në ditën e parë të shkollës te këta fëmijë të ngujuar? Me sa duket këta fëmijë, bashkë me familjet e tyre, nuk quhen nga politika dhe nga qeveria, “shqiptarë të denjë” për t’u marrë në konsideratë.
E megjithatë në të katër anët atë ditë gëlonin altoparlantët që transmetonin me mbushullimë të pazakontë e zhurmëmadhe muzikë të huaj e të vendit. Në shkollën 9-vjeçare pranë shtëpisë sime buçisnin këngët moderne amerikane dhe “digje, digje shaminë e beqarit!”. Nuk u besoja veshëve. Nuk është dhe aq e nevojshme, besoj, të shohësh cili është niveli i teksteve apo edhe i mësimdhënies, ku hapur, me tekste, në vend të këngës: “Xhaxhi Enver, e ke gojën me sheqer!”, sot mësohet se si xhaxhi Berisha na solli demokracinë dhe lirinë. Por mjafton të dëgjosh këngët erotike, të huaja e të vendit që transmetohen “zyrtarisht” në oborret e shkollave, mjafton të dëgjosh adoleshentët në rrugë si vishen dhe si sillen, me një fjalor vulgar e agresivitet të frikshëm për të kuptuar se çfarë kulture thithet nëpër shkolla.
***
Tash u bë normale që përditë policia të japë kronika të zeza kriminale ku autorë janë adoleshentët të cilët kanë filluar, për të blerë drogë e për të shkuar nëpër pabe e motele të sulmojnë argjendari, bankomate, çanta e varëse grash e pleq kur marrin pensionet. Aq është rënduar kjo gjendje sa po kërkohet hapja e qendrave të riedukimit anekënd vendit, pasi kodi penal nuk i dënon dot të miturit e adoleshentët, si e meritojnë. Por edhe pse, sipas të dhënave, këta fëmijë “të inkriminuar” me thellimin e krizës e të papunësisë, do të shtohen edhe më, sipas fjalës së kryeministrit këtë vit u ulën në bankat e shkollës mbi 750 mijë nxënës, që do të thotë se gati çereku i popullsisë së sotme qenka nën moshën 18 vjeç. Kjo do të thotë që ne vazhdojmë të mbetemi një shoqëri e re, pjellore, vitale, e paplakur. Ky është një argument më shumë për të theksuar rëndësinë parësore të shkollës.
Por askush nuk bën një studim sociologjik për këto çështje tejet të rëndësishme e jetike që kanë prekur rëndë indin e familjes shqiptare. Askush nuk bën një llogari akoma më të thjeshtë: Sa i kushton një familjeje me të ardhura normale të mbajë/dërgojë/arsimojë një fëmijë në shkollë, jo private, po publike? Po një studenti apo studenteje, që dëshiron të vijë në Tiranë, sigurisht jo në universitetet private, po në ato publike, sa duhet t’i dërgojë familja në muaj?
Duke përjashtuar pagesën për konviktin a për banesën me qira, për veshjen dhe për ngrënien, për blerjen e librave dhe gjobat e pedagogëve, a i mjaftojnë, le ta zëmë dhjetë mijë lekë (të vjetra) një të riu në Tiranë? Kaq para sosin deri në drekë me një picë, një paketë cigare, një kafe, një kola dhe një qerasje modeste për partnerin/ partneren deri në darkë. Po si i bëhet hallit për në darkë, kur të gjithë do të shkojnë në pabet e Bllokut? 10 mijë lekë herë 30 ditë të muajit bëjnë 300 mijë lekë (të vjetra), po cila familje normale shqiptare mund t’i dërgojë kaq para një studenti/studenteje, që edhe kështu, do të konsiderohen të varfër, d.m.th të përjashtuar?
E pra kriza e familjes, rritja e krimit ordiner dhe shmangia e sëmundjeve sociale nuk bëhen as me polici të fortë, as me fjalime prekëse e programatike në ditën e parë të shkollës, por me masa të forta, e të mirëstudiuara, të cilat, për fat të keq, nuk mund të thuhet se mungojnë, por nuk ekzistojnë në asnjë mendje dhe në asnjë sirtar zyrtar, qoftë edhe formalisht! Ja përse tingëllon aq cinik urimi: “Mirësevini të dashur nxënës!”