E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk doja të shkoja për të lindur pa rregulluar flokët”

Kur erdhi koha e lindjes së fëmijës së saj të parë, Megan Fox u përgatit që ajo lindje të jetë e dashurisë.  Por një shtrëngim më vonë, dhe ëndrra e aktores për të lindur duke qenë pa ilaqe kundër dhimbjes, u zhdukën.

“Kisha dhimbje të mëdha. Ishin shumë intenzive. Dhe unë mendoja se do të jem shumë e fortë dhe do t’ia dalë. Doja të lindja me këto tetë centimetra por në shtrëngimin e parë, u tmerrova”.

Por pavarësisht dhimbjes së papërshkrueshme, nëna e re dëshironte të ndihej dhe të dukej bukur për ardhjen e madhe të djalit të saj.

“ Unë po mundohesha të thaja flokët para se të shkoja në spital, pasi që nuk doja të shkoja atje me flokë të lagura”, tha ajo duke qeshur. Fatmirësisht dhimbja tashmë ka kaluar dhe tashmë ajo është nënë e djaloshit Noah Shannon që ka mbushur 10 javë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›