E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja Obama shpërndan dhurata me fytyrë të ngrysur

Zonja e parë e SHBA-ve,Mitchelle Obama për ndër të festës së krishtlindjeve, ka shpërndarë rreth 900 dhuratave për familjet trupave të marines së shtetit, por, si duket ajo u përhumb në serizotitetin e saj duke harruar të jap edhe një buzëqeshje të vetme.

Gjatë tërë kohës sa ajo shpërndante dhurata, fytyrën e kishte të ngrysur dhe shumë serioze gjë që nuk shkonte me rastin në fjalë.

Duke falenderuar familjet e ushtarakëve në bazën, “Anacostia-Bolling” në Washington D.C, zonja Obama theksoi:
“Familjet e ushtarakëve janë frymëzimi im për punë”.

Dhuratat e shpërndara në këtë kampanjë, janë dhuruar nga, Shtëpina e Bardhë dhe familja e presidentit, Barack Obama. Gruaja numër një e Amerikës në një fjalim e rastit theksoi rëndësinë që të gjithë fëmijët duhet të jenë të barabartë duke thënë se, sikurse fëmijët e saj dhe presidentit Obama, ashtu edhe fëmijët e tjerë duhet të kenë rrobe dhe lodra./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›