“Nuk jam e fejuar me vëllanë"

E bija e këngëtares legjendare Whitney Houston është acaruar edhe më shumë me zërat që e akuzojnë se ajo është e fejuar me vëllanë e saj të adoptuar, Nick Gordon.
Në moment kur kjo lidhje u bë publike, kritikat vërshuan me Bobbi-n për lidhje me të vëllanë e adoptuar.
Ndërkaq, ajo i është kundërpërgjigjur fansave nëpërmjet Facebook-ut duke thënë:
"Po, unë dhe Nick jemi të fejuar. Jam lodhur duke dëgjuar njerëzit të thonë ‘eh ti e fejuar me vëllanë tënd’ apo ‘nëse Whitney do të ishte gjallë, nuk do ta lejonte një gjë të tillë. Më lejoni të sqaroj diçka. Ne as që jemi motër e vëlla dhe Nick as që është vëllai im i adoptuar. Nëna ime kurrë nuk e ka adoptuar atë dhe ajo e ka ditur që ne po dalim”, ka shkruar Bobbi./Indeksonline/